• Billy Manas

Shkaku i vdekjes së 19 vjeçarit Eric Chase Bolling mbetet akoma i panjohur.


19-vjeçari, i biri i Eric Bolling, një nga personalitetet e FOX NEWS, vdiq pak orë pasi rrjeti Televiziv njoftoi ndarjen me babain e tij.

Fëmija i vetëm i Eric Bolling, u gjet i vdekur dje në Boulder te Kolorados ku kishte shkuar për të studiuar shkencat ekonomike në Universitetin e Kolorados Boulder.

Shkaku i vdekjes së të riut Eric Chase Bolling mbetet akoma i panjohur.

Për sa i përket dyshimeve të shumta për vetëvrasje, babai i tij ka shkruar në Twitter: "Autoritetet na informuan se deri tani nuk ka asnjë shenjë vetëdëmtimi. Autopsia do të kryhet javën e ardhshme. Ju lutemi respektoni periudhën tonë të pikëllimit."

Fox News Channel konfirmoi vdekjen e të riut Bolling me deklaratën e mëposhtme:

"Jemi shumë të pikëlluar për largimin nga jeta të djalit të Eric Bolling. Eric Chase ishte një i ri i mrekullueshëm. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë tek e gjithë famila Bolling ".

Personalitete anembanë SHBA-së si Donald Trump Jr, Sean Hannity i Fox News, Don Lemon i CNN dhe disa komentatorë të TV-ve, shkëmbyen ngushëllimet e tyre për familjen Bolling nëpërmjet llogarive të tyre personale në Tweeter.

Eric Bolling, ish-presantuesi i kanalit Fox News, u dëbua nga rrjeti me të cilin bashkepunonte pasi u akuzua nga media HuffPost për Sexting.

Gazeta HuffPost muajin e kaluar publikoj një raport të detajuar duke zbuluar se Comentatori Ekonomik i nje prej stacioneve televizive më të fuqishme të Amerikes kishte dërguar mesazhe me tekst të papërshtatshëm tek kolegët e tij të sex-it femër.

Eric Bolling, si edhe tragjedia e tij familjare, janë tashmë një nga viktimat e shumta të Sexting.

#HuffPost #EricBolling #FoxNews #DonaldTrump

2017 Elira Bregu Los Angeles CA USA