Steven Tyler, këngëtari kryesor i Aerosmith, për shkak të "Një problemi të papritur Shëndetësor", u rikthye në Shtetet e Bashkuara menjëherë pas përfundimit të koncertit që dha me groupin e tij në Sao Paulo të Brazilit.
Në një deklaratë për shtyp grupi Aerosmith thanë se lideri i tyre pritet të shërohet plotësisht, por tani për tani është këshilluar nga mjekët e tij të mos udhëtojnë dhe të mos kryej asnjë koncert.
Problemi shëndetësor i Tyler detyroi grupin të anulojë katër shfaqjet e fundit të turneut të tyre në Amerikën Latine:
Në Curitiba, Brazil,
Në Santiago, Kili,
Në Rosario, Argjentinë,
Në Monterrey, Meksikë
Pak orë më parë Tyler botoi një letër në llogarinë e tij të Twitter duke informuar tifozët e tij se që nga e Hëna e kaluar po përballohet me një "Problem të papritur Shëndetësor".
Edhe pse këngëtari i njohur nuk emëron llojin e problemit mjekësor që e ka prekur, ai shpjegoi se ky problem shëndetësor nuk është kërcënues për jetën e tij.
"Unë kam nevojë të pushojë dhe të marr mjekim të plotë për të mundur të jem present në koncertet e mia të ardhshme", tha Tyler në deklaratën e tij për shtyp e cila shoqërohej nga mesazhin e grupit për anulimet e turneut.
Steven Tyler është këngëtari i dytë brënda pak ditësh që anullon koncertet në Amerikën Latine. Javën e kaluar Lady Gaga anulloi koncertin e saj në Brazil po për arsye shëndetësore.