• Elira Bregu

Terapia e ujit nga ishulli që dikur quhej Toka e të Pavdekshmëve


Një traditë popullore japoneze transformohet në metodë mjeksore për të shëruar sëmundjet më të rëndësishme të trupit akoma edhe ato vdkjeprurëset.

Edhe pse jo? Historikisht Japonezët njihen si popull jetëgjatë. Ishulli i tyre dikur quhej Toka e të Pavdekshmëve. Ndërsa sot sëmundjet e kancerit edhe të zemrës pothuajse nuk ekzistojnë në popullin Japonez. Le të përmendim këtu se jetëgjatësia e gruas japoneze tejkalon të gjitha moshat e femrave në planetin Tokësorë.

Që prej fillimit të shekullit të 19-të Japonezët e kanë zakon të pijnë esëll në mëngjes dy gota uji të vakët? Ky fakt më bën të mendohem se mbase ky zakon është edhe një nga arsyet që komuniteti i Okinawa është bënë pjesë në një nga 7-të Zonat Blu të botës, ku jetëgjatësia e popullatës kalon mbi moshën 100 vjeçare.

Studimet e shumta mjeksore konstatojnë se dy gota uji esëll çdo mëngjes shërojnë gastritin, diarren, diabetin, kapsllëkun, çrregullime menstruale, sëmundjet e veshit, të hundës dhe të fytit. Trajtojnë sëmundjet e zemrës, të epilepsisë dhe të tuberkulozit. Luftojnë bronkitin, astmën, meningjitin, sëmundjen e veshkave si edhe të kanaleve urinare. Gjithashtu stabilizojnë yndyrat në gjak.

Për ta thjeshtuar jetën edhe për ta shijuar atë me shëndet të plot, çdo mëngjes sapo të ngriheni nga krevati, pini esëll dy gota ujë të vakët. Gjithashtu, përpiquni që këtë veprim shëndet-plotë ta ktheni në një zakon ku 30 minuta para çdo vakti të pini një gotë ujë të vakët duke pritur që në 30 minutat e ardhshme të mos hani dhe pini asgjë tjetër.

Terapia e ujit të vakët sidomos esëll në mëngjes ndihmon të moshuarit për të luftuar shumë nga sëmundjet e tyre ndërsa njeriut të shëndetshëm i ofron energji për të përballuar sfidat e pashtershme të jetës.

Zbatimi rregullisht i terapisë së ujit shëron brenda 30 ditëve tensionin e lartë të gjakut dhe diabetin, shëron brenda 10 ditëve gastritin dhe kapsllëkun.

Terapia e ujit këshillohet të zbatohet si pjesë e përditshme në jetën tonë sepse ka fuqi për të bërë mrekullira në shëndetin tonë. Theksojmë këtu se terapia e ujit të vakët jo vetëm që nuk ka efekte anësore por nuk ka fare as kosto monetare.

#Japonezët

3 views
2017 Elira Bregu Los Angeles CA USA