• EB

Asnjë nga këngëtarët e Himnit të këtij Botërori nuk është nga vendet konkurruese.


Asnjë nga zëri i Himnit të Kampionatit Botëror 2018 nuk është nga vendet konkurruese.

Ylli Shqiptar në rritje Era Istrefi së bashku me aktorin the pop/rapper Will Smith si edhe me Portorikanin Nicky Jam do të interpretojnë këtë verë, më dt. 15 korrik Himnin e Kampionatit Botërore të futbollit në stadiumin Luzhniki të Moskës në Rusi.

Një jetë, Një ëndërr, Një ekip, Jepi fuqi, sepse nuk do jetosh dy here” është refreni i himnit zyrtar të këtij botërori i kompozuar nga rraperi Amerikan, Diplo, këngë e cila që nga 25 Maji po frymëzon Tifozët edhe futbollistët botëror të kërcejnë nën ritmin pop/rap të saj.

Kampionati Botëror i Futbollit, një ngjarje historike që ndiqet nga miliarda shikuesish, këtë vitë do të zhvillohet në Rusi nga data 14 Qershor deri më datë 15 Korrik.

"Është nder për mua të këndoj himnin e kampionatit botërorë të futbollit 2018.” Tha rrapisti dhe aktori Will Smith dhe vazhdoi, “Kjo ngjarje globale sjell njerëz nga e gjithë bota së bashku për tu gëzuar, për të qeshur dhe për të jetuar magjinë. Në fund të ditës ne duam të shohim botën të kërcejë." Përfundoi Will Smith në deklaratën e tij.

Katër emra të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare, por asnjëri prej tyre nga vendet konkurruese, do të jenë zërat e himnit të këtij kampionati botëror të futbollit për të inkurajuar futbollistët që të ndeshen për Kupën e Botërorit 2018.

Këngëtarja 23-vjeçare Era Istrefi, e njohur për këngën e saj BonBon, së bashku me aktorin amerikan dhe pop-raper Will Smith, si edhe Reggaetonin nga Porto Riko, Nicky Jam, hodhën në treg sot këngën zyrtare të Kampionatit Botërorë 2018 të prodhuar nga DJ. Diplo.

Ndërkohë që bota ka filluar të kërcej edhe këndoj unë mezi po pres të gozhdohem në kolltuk për të parë ndeshjet e futbollit të këtij kampionati.

Ekipi i futbollit Gjerman ishte fituesi i Kupës të Kampionatit Botërorë 2014 edhe Lionel Messi ishte futbollisti më i mirë i botës për 2014.


2017 Elira Bregu Los Angeles CA USA