Colin Firth, aktori anglez, refuzon Brexit duke marrë nënshtetësinë italiane.


Vitin e kaluar fituesi i çmimit Oskar Colin Firth, e përshkroi Brexit si "një katastrofë me përmasa të papritura". Aktori anglez të premten e kaluar është bërë nënshtetas Italian duke refuzuar kështu rezultatet e referendumit britanik për tu larguar nga Komuniteti i Bashkimit Evropian.

Në deklaratën e saj Ministria e Brendëshme Italiane shkroi, "Aktori i famshëm, fituesi i çmimit Oskar në filmin "Fjala e mbretit", i cili është i martuar me një nënshtetase italiane, shpesh ka shprehur dashurinë e tij për tokën tonë".

Njoftimi për nështetësinë e dytë të Colin Firth doli disa orë pas mbërritjes në Firence të kryeministres Britanike Theresa May, me qëllim për të ringjallur negociatat e zvarritura të Brexit dhe për të siguruar bisnesmenët e shqetësuar Britanike.

Firth, edhe bashkëshortia e tij, një producent italiane, së bashku me dy djemtë e tyre jetojnë në Britani për më shumë se 20 vjet.

Në një deklaratë për shtyp aktori anglez shkroi: "Gruaja ime dhe unë jemi krenarë për vendet tona. Fëmijët tanë kanë qenë nënshtetas të dyfishtë që në fillim të jetës së tyre. Britania është shtëpia jonë dhe ne e duam ate ... Ne gjithmonë kemi zgjedhur Mbretërine e Bashkuar si bazë të karrierës sonë si edhe të paguajmë taksat këtu.''

Colin Firth, ashtu si edhe dy fëmijët e tij tashmë zotërojnë nënshtetësi të dyfishtë sikundër ligji Italian lejon që aktori i famshëm të mbajë edhe nënshtetësinë Britanike përkrah asaj Italiane.

Colin Firth, ka një koleksion të madhë çmimesh ndërkombëtare, kryesisht për rolin e Mbretit Xhorxh VI në filmin fitues të çmimit Oskar "Fjala e Mbretit".

Raportohet se pas votimit të Brexit shumë nënshtetas britanikë po kërkojnë nënshtetësi të re në vendet e Komunitetit Europian, siç janë Gjermania, Franca dhe Irlanda.

#ColinFirth #Italiancitizanship #ShejlaKoçi

Recent Posts
2017 Elira Bregu Los Angeles CA USA