top of page

Donald Tramp: "Aksidenti i trenit në WA tregon domosdoshmërinë e miratimit të menjëhershëm të p


Një tren pasagjerësh, i cili sot në mëngjes doli nga shinat në Shtetin Amerikan të Uashingtonit është bëre sebep që presidenti Amerikan të kërkojë miratimin e menjëhershëm të Planit Infrastrukturor.

Një tren i kompanisë së Amtrak në Shtetin e Uashington gjatë udhëtimit të tij të parë mbi shinat inaguruese u rrëzuar mbi një autostradë të madhe plot me makina. Numëri i të vdekurve është akoma i panjohur ndërkohë që shumë nga udhëtarët e trenit dolën nga dritaret e tij dhe u larguan menjëherë nga vendngjarja.

Presidenti i SH.B.A.-së Donald Trump tha disa orë më parë se dalja e këtij treni nga shinat në Uashington tregon domosdoshmërinë e një plani të ri infrastrukturor.

"Aksidenti i trenit që sapo ka ndodhur në DuPont, WA tregon më shumë se kurrë pse plani ynë i infrastrukturës duhet të miratohet menjëherë," tha Trump. "Shtatë trilion dollarë po shpenzohen në Lindjen e Mesme, ndërsa rrugët tona, urat, tunelet, dhe hekurudhat po shkërmoqen gjithnjë e më shumë! Por Jo për kohë të gjatë!" Cilësoi presidenti Amerikan përpara mediave sot në mëngjes.

bottom of page