top of page

Avokatët Amerikan kërkojnë rishqyrtimin e Marrëveshjeve Konfidenciale.


Vala e akuzave për ngacmime seksuale kundër dhjetëra meshkujve të fuqishëm Amerikan ka detyruar ligjvënës-it edhe avokatët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të rishikojnë mënyrën se si ti gjykojnë këto raste.

Ndërkohë që vala e femrave si dhe e disa meshkujve të cilët po deklarojnë hapur ngacmimet apo përdhunimet seksuale që kanë përjetuar me meshkuj fuqiplotë, po rritet ligji i Marrëveshjeve Konfidenciale për mos zbulimin e fakteve i pengon viktimat të ngrenë padi ligjore kundër përdhunuesve të tyre. Arsye e cila ka aktivizuar ligjvënësit si edhe grupet Amerikane të advokimit të argumentojnë për heqjen e këtyre marrëveshjeve.

Avokatët që përfaqësojnë të pandehurit për ngacmime seksuale thonë se, Marrëveshjet Konfindenciale pezullojnë gjykimin e padive në gjykatë. Por në ditët e sotme nëse këto Marrëveshje konsiderohen kundër interesit publik gjykata mund ti anullojë ato.

DIsa nga Meshkujt fuqiplote qe akuzohen per ngacmime seksuale

"Do të befasohesha nëse gjeja një avokat i cili beson dhe ekzekuton Marrëveshjen Konfidenciale", thotë Ron Shechtman, kreu i praktikës së ligjit të punës i cili përfaqëson punëdhënësit.

Disa avokatë tashmë preferojnë tu rekomandojnë të akuzuarve, drejtuesve apo individëve të profilit të lartë, në vend që të përpiqen të mbrojnë veten nga akuzat për sjellje të keqe seksuale, të japin dorëheqje prej tyre.

Avokatët gjithashtu mendojnë se dobësimi i konfidencialitetit mund të ketë pasoja edhe për akuzuesit. Marrëveshjet Konfidenciale, të paktën në disa raste, mund të parandalojnë akuzuesit të kenë pretendime të rreme kundër akuzuesve.

Ligjvënësit në Shtetet Amerikane të Nju Jork, Kalifornisë, Pensilvania edhe Nju Xhersi kanë propozuar ndalimin e marrëveshjeve konfidenciale në lidhje me ngacmimet seksuale si edhe për raste të tjera në lidhje me punësimin.

Shumë nga gratë akuzuese që kanë emëruar publikisht akuzuesin nuk i kanë paditur Ato edhe nuk kanë asnjë plane për ti paditur. Megjithëse ekzistojnë disa gra që kanë guxuar të dalin publikisht dhe të akuzojnë përdhunuesit e tyre. Zelda Perkins, një ish-ndihmëse e producentit të Hollivudit, Harvey Weinstein, ka shkelur Marrëveshjen Konfidenciale për të akuzuar publikisht sulmet i ish-shefit të saj. Ndërkohë që producenti Weinstein, i ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij për ngacmim seksual.


bottom of page