Dita e parë e shitjes ligjore të marihuanës në Kaliforni me radhe të gjata.


Shitja e Marihuanës është e ligjshme sot në ditën e parë të Vitit të Ri 2018 në të gjithë shtetin e Kalifornisë.

Për të shitur kanabin - si për përdorim rekreativ apo mjekësor - kërkohet që bizneset të kenë licencë shtetërore nga Byroja e Kontrollit të Kanabit të Kalifornisë e cila vazhdon të shqyrtojë aplikimet dhe të miratojë licencat për shitjen e Marihuanës në shtet. Ndërkohë që parashikimet e tregut të shitjes së Marihuanës pritet të rritet në 7 miliardë dollarë në vit.

Prioritet në dhënien e licencave kanë pasur dispanseritë ekzistuese Ndërkohë që qyteti i Los Anxhelosit ende nuk ka filluar të lëshojë licenca lokale në dyqanet ekzistuese, gjë që ka shkaktuar shqetësim në dispanseritë ekzistuese mjekësore të marijuanës të cilat kanë ndjekur ligjet.

Qindra klientë - që nga të moshuarit dhe deri tek te rinjtë, njëri prej tyre me pizhame, prisnin sot radhën për më shumë se një orë për të blerë marihuana.

Urbn Leaf, pronari i disa dyqaneve shitjesh në Bay Park dhe Golden Hill, vuri në dispozicion autobus 50 vendesh për të sjellë klientët nga një bar në bregdetin Paqësor. Kompania e tij gjithashtu vuri në dispozicion 31 shoferë që të dërgonin Kanabin në qytetin e San Diego.

"Ne mund të bëjmë “deliveri” marihuanën për 20 minuta, njësoj si picerite" tha Will Senn, bashkë-themelues i Urbn Leaf. Duke vështruar radhën jashtë dyqanit të tij në Bay Park ai shtoi: "Kjo është e çmendur, ne prisnim sot të kishte punë shumë por jo këto turma të mëdha. Që nga mesdita e sotme u kemi shërbyer përreth 350 klientëve. Në këtë moment kemi 75 klient në radhë, e cila po bëhet gjithnjë dhe më e gjatë. Deri në fund të ditës pritet tu shërbejmë përreth 1000 klientëve".

Johnny Hernandez, një artist i tatuazhi nga Modesto, po festonte me kushërinjtë njësoj si Vitin e Ri lejim e pirjes së Marihuanës. "Ky është një moment i shumëpritur. Një eveniment që mund të ndihmojë shumë njerëz prandaj edhe ne po festojmë".

Hernandez shpreson se legalizimi i marihuanës rekreative do të ndihmojë në largimin e stigmës së mbetur për ata që përdorin kanabin: "Njerëzit do të kuptojnë se Marihuana nuk është e keqe, por ndihmon shumë njerëz", tha ai.

Kryebashkiaku i Berkeley, Jesse Arreguin, si edhe Senatoria, Nancy Skinner, morën pjesë në ceremoninë e prerjes së shiritit për shitjen ligjore të marihuanës në një nga dispanseritë më të vjetra të qytetit. Konsumatorët atje kishin filluar të prisnin në radhë që në orët e para të agimit.

Jeff Deakin ka pritur gjithë natën jashtë Harbourside me gruan dhe qenin e tij. 66-vjeçari thotë se është shumë i lumtur që mund të blejë kanabis në dyqan pa pasur nevojë ta blejë në mënyrë të paligjshme dhe të pasigurt.

"Jemi të ngazëllyer, sapo morëm licencën e shitjes së marihuanës", tha Robert Taft Jr, themelues i ambalazhit mjekësor të marijuanës në Santa Ana. "Të jesh pjesë e historisë është e mahnitshme." Shtoi ai.

Në përgatitje të ligjit të ri Taft dyfishoi inventarin dhe u këshillua me avokatët e tij për të siguruar që dyqani i tij ishte në përputhje të plotë me ligjin. Taft, gjithashtu ka rritur sigurinë mbrojtëse të dyqanit, duke shtuar rojet armatosura. “Shitja e marihuanës rekreative është një biznes me të shumë të holla në dorë.” tha ai


Recent Posts
2017 Elira Bregu Los Angeles CA USA