top of page

Zëri im, Trupi im, Historia ime, të bashkuar për SHPRESË!


"Zëri im, Trupi im, Historia ime, të bashkuar për SHPRESË", ishte parulla e një të reje në marshin e grave që u zhvillua vitin e kaluar nëpër qytetet e botës.

Dhe ja ku jemi përsëri, vetëm një ditë larg, nga raundi i dytë i marshit të grave të bashkuara për të drejtat e tyre.

Gratë amerikane në të gjithë botën do të marshojnë këtë fundjavë për të mbështetur të drejtat e njeriut, si edhe për një botë me mundësi për të gjitha rracat dhe gjinitë.

Sipas organizatorëve, Marshi i Grave ka si synim të "dërgojë një mesazh të guximshëm në administratën e SHBA dhe në të gjithë botën se të drejtat e grave janë të drejta të njeriut".

Marshi i grave filloi si një protestë mbarëbotërore me epiqendër kryeqytetin Amerikan, Uashington D.C më datë 21 janar të 2017. Të nesërmen e fillimit të punës të Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara.

Vitin e kaluar 5,246,670 protestant synonin të dënonin deklaratat e presidentit Amerikan Donald Trump kundër gruas. Por me sa duket këtë vit qëllimi i marshimeve si edhe pjesëmarrja e marshuesve është dyfishuar.

Në përvjetorin e dytë të marshit të Grave, njerëz të të gjitha moshave dhe racave me epiqendër qytetin e lodrova të fatit, Las Vegas, do të protestojnë kundër meshkujve të fuqishëm që abuzojnë pozitën e tyre (#MeToo) si edhe do të deklarojnë se koha për të abuzuar mbi gratë e pafuqishme ka mbaruar (#TimesUp).

Vitin e kaluar Marshimet e Grave ishin paqësore dhe transmetoheshin drejtpërdrejt nga rrjetet sociale të YouTube, Facebook dhe Twitter e njëjta gjë do të ndodh edhe sivjet.

Nëse keni ndërmend të merrni pjesë në Women's March hidhini një sy hartës për të gjetur një marshim pranë qytetit ku banoni. Gjithashtu, kontrolloni edhe faqen e Facebook-ut, "The Women’s March"

Përpara se të dilni në rrugë për të marshuar mësohuni me masat që duhet të merrni:

Kontrolloni parashikimin e motit në qytetin ku do marshoni Vishuni ngrohtë dhe me çorape të ngrohta. Nëse sillni çantë shpine me vete për arsye sigurie duhet të jetë e vogël. Nëse sillni ombrellë, sigurohuni që të jetë e vogël për të mos shqetësuar ose lagur marshuesit e tjerë.

Kontrolloni rregulloret e marshimit në lidhje me materialet e parullave. Rregulloret nuk lejojnë që parullat të kenë mbajtëse prej druri ose metali - përdorni tubin e letrës së ambalazhi, ose mbajeni parullën në duar. (Mos harroni të shkruani në të dy anët e parullës!)

Qëndroni të sigurt, qëndroni të ngrohtë dhe bërtisni me zë të lartë.

Po pres me padurim të shoh se çfarë të reje do ti sjell botës bashkimi i grave.


bottom of page