top of page

Justin Timberlake sjell Hologramin e Prince në fazën e gjysmëfinales të Super Bowl Amerikan


Minesota City kishte nderin dje të priste finalen e Super Bowl LII, midis Philadelphia Eagles dhe New England Patriots.

Kampionati Kombëtar Amerikan i Ligës së Futbollit sivjet u luajt në temperatura tepër të ulta që shënuan rekord në historine 52-vjeçare të tij me termometrin të zbres deri në -16 gradë celsius. Megjithatë momentet mallëngjyese historike dhe nderi ngrohen pasdreken e spektatorëve në stadium.

Vokali i fuqishëm i Pink-ut u dha ngjyra të zjarrta melodike Himnit Kombëtar Amerikan me të cilin u hap the finalja e kompionatit mbrëmjen e së dielës. Gjithashtu njeriu më i nderuar i natës ishte 94 vjeçari Hershel W. Williams, i vetmi oficer i nderuar me medaljen e Nderit për heroizëm në krye të detyrës gjatë betejës së Iwo Jima në Luftën e Dytë Botërore. Ushtarku veteran hodhi monedhën e ndeshjas së 52-të të Super Bowl LII.

Minesota nuk njihet vetëm për motin e saj të ftohtë, por kryesisht si atdheu i Princit, muzikantit më të madh të të gjitha kohërave, për artin e tij eklektike, veshjen ekstravagante, si edhe për gamën e gjerë vokale.

Nëse superstari i muzikës botërore nuk do të kishte vdekur në prill të 2016, dashamirësa e tij anë e mbanë botës do të ishin mahnitur me performancën e spektakolare të Idolit të tyre në finalen e futbollit Amerikan të këtij viti.

Sidoqoftë, në shfaqjen gjatë pushimit të ndeshjes më të rëndësishme Amerikane, Princi lulëzoi në skenë duke kënduar duet së bashku me Justn Timberlake një nga këngët e tij të pavdekshme "FOR YOU" singing (For You All of this and more Is for U With love, sincerity and deepest care My life with U I share.)

Fituesi i 10 çmimeve Grammy nga vendlindja e muzikës Country, Tennessee, Justin Randall Timberlake shkëlqeu të djelën në mbrëmje në skenën e Super Bowl-it bashkë me mysafirët e tij të veçantë, me grupin The Tennessee Kids si edhe me Hologramin e të pavdekshmit Prince edhe pse këngëtari superstar ishte shprehur se e urren të bëhet hologram.

Vlen të përmendet në këtë pikë se në 2004, debutimi i Timberlake në gjysmëfinalen e Super Bowl në Hjuston ishte një fatkeqësi. Më shumë se 140 milionë shikues e dënuan aksidentin e tij në skenë, kur ai tërhoqi bustin prej gome të Janet Jackson duke ekspozuar gjoksin e saj përpara gjithë botës. Të nesërmen Timberlake i kërkoi falje publikut për incidentin, duke thënë "Më vjen keq nëse dikush është fyer nga mosfunksionimi i garderobës së Janet Jackson gjatë performancës në Super Bowl ..."

Përfundimisht në natën e së dielës Justin Timberlake na mahniti me shfaqjen spektakolare të sinkronizuar në mënyrë të përkryer me publikun. Muzikant i talentuar dhe i zellshëm Të djelën e kaluar aprovoi me talentin e tij zërat e gazetarëve modernë të cilët e kanë titulluar “Presidenti i muzikës Pop” si edhe një nga artistët më të mëdhenj në botë në industrin e muzikës botërore.

Shfaqja madhështore prej 10 minutash u mbyll me kantautorin Timberlake përmes spektatorëve duke kënduar me ta "Can not stop feeling". Sigurisht Selfy i këngëtarit me një djalë të ri mbyllën shfaqjen muzikore të paharrueshme.

Tani për tani, le të falënderojmë Timberlake për spektaklin magjik muzikor që na dhuroi si edhe për momentet muzikore me gjigandin e pavdekshëm PRINCE.

Ndërkohë, nuk mund të fsheh faktin se mezi po pres të gdhijë e nesërmja për të parë reagimin e dashamirësve të Prince tek shikonin Hologramin e idhullit të tyre duke kënduar duet me Justin Timberlake.

Dhe fituesi i Super Bowl 52 janë, Philadelphia Eagles të cilët janë duke festuar Kupën e tyre të parë në kampionatin e Super Bowl-it Amerikan.


bottom of page