• Elira Bregu

Galaxy Note 8 premium po afron.


Galaxy Note 8 smartphone premium është në rrugë të mbarë. Shitja e tij fillon të Premten, ndërkohe që para-pagesat për këtë aparat kanë thyer të gjitha rekordet për serinë e Note-ve.

Brënda pesë ditëve mbi 40 vënde të botës kanë para-porositur përreth 650,000 celulare Note 8 duke tejkaluar në 2,5 herë më shumë shitjet e jetë-shkurtrit Note 7. Për shkak të baterisë, telefoni smartphone Note 7, mbijetoi në treg vetëm pak muaj duke i kushtuar miliarda dollarë kompanisë më të madhe të smartfonëve në botë.

"Ne vendosëm ta ruajmë markën Note pas një sondazh ku pasqyroi se 85 për qind e 5.000 përdoruesve të Galaxy Note shprehën besnikëri ndaj markës." tha për mediat dje presidenti i kompanisë Samsung Electronics Ltd, DJ Koh.

Siguritë e mbrojtjes në treg të Galaxy Note 8 Premium do të zbulohen nga Samsung Electronics Co Ltd gjatë pasdrekes të së Martës. Çmimi i Galaxy Note 8 do të variojë nga 930$ deri në 960$, ndërkohë që analistët presin të kapërcejë shumën prej 1,000 dollarëve. Për të konkurruar me Galaxy Note 8, Apple Inc, po përgatitet të zbulojë një edicion të veçantë celulari iPhone i cili pritet të dal në tregun perëndimore pak kohë përpara sezonit të festave të fundvitit.

Notë 8 Premium vjen edhe me qëllim rritjen e shitjeve në tregun Kinez i cili faktikisht është tregu më madh në botë i telefonav. Krijuesit Kinez të celularëve si Huawei, Vivo dhe Xiaomi reduktuan shitjet e Samsungut në muajt Prill-Qeshor deri në 3 për qind. "Ne po studjojmë tërësisht çështjet që duhet të kapërcejmë, pasi nuk duam të bëjmë vetëm disa shitje në treg. Ne synojmë të dëgjojmë se Samsung ka krijuar një produkt shumë të mirë.” Tha DJ Koh dhe shtoi, "do të na duhet kohë për t'u rimëkëmbur në Kinë por ndryshimet e këtij viti, si emërimi i një shefi të ri në sektorin e marketingut, ristrukturimi dhe përqëndrimi tek blerësit kryesorë besojmë se do të jenë efektivë ".


2017 Elira Bregu Los Angeles CA USA