top of page

FWD.us e udhëhequr Mark Zuckerberg po ndihmon “Endërrimtarët” të riaplikojnë në një program të ri i


Online grupe pro-imigracionit në bashkëpunim me Partinë Demokratike Amerikane po punojnë për të mbledhur fonde për e rinovimin e legjislacionit të DACA-së si edhe për të ndihmuar ekonomikisht të prekurit e këtij legjislacionit.

Emigrantët të ardhur në SHBA në mënyrë të paligjshme me prindërit e tyre, të njohur si “Endërrimtarët”, duhet të aplikojnë para datës 5 Tetor për të rinovuar lejet e tyre të punës për dy vitet e ardhëshme.

"Shumë prej emigrantëve që janë studentë ose me paga të ulëta nuk mund ta përballojnë tarifën e aplikimit prej 495 dollarë", tha në një deklaratë për shtyp përfaqësuesi i Lobit FWD.us.

FWD.us, e financuar kryesisht nga sipërmarrësit e Silicon Valley, është një grup pro-imigracionit që punon për ndryshime në politikat e emigracionit të SHBA.

E udhëhequr nga themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, FWD.us, synon të përmirësojë sistemin arsimor amerikan në shkencë dhe teknologji.

Sot FWD.us po mobilizon komunitetin Amerikan të teknologjisë për të ndihmuar “Endërrimtarët”, emigrantët e ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si fëmijë, të riaplikojnë në një program të ri i cili i mbron ata nga dëbimi.

Sipas një raporti të FWD.us, 91 për qind e emigrantëve të legjislacionit DACA janë të punësuar. Të paktën 75 përqind e kompanive më të mëdha në Amerikë përfitojnë nga këto “Endërrimtarë” sepse ata kanë punonjës që identifikohen si emigrant të legjislacionit DACA.

Kompanitë teknologjike si Apple Inc, Google Inc., Microsoft Inc., dhe Facebook Inc, kanë bërë deklarata të forta publike kundër politikës së Trump për të mbështetur punonjësit e tyre të prekur nga legjislacioni DACA.

bottom of page