top of page

Melania Trump deklaron: Ekipi i SHBA-së nuk do të ketë nevojë për fat.


Melania Trump po udhëheqë delegacionin e SHBA-ve të Invictus Games në Toronto, Kanada.

Lojrat e para u nisën nga Princi Harry nga Uellsi më 6 mars 2014 në arenën e Londrës në Kupën e Bakrit si një mënyrë për të frymëzuar dhe motivuar ushtarët e plagosur në shtigjet e tyre për rimëkëmbje.

‘’Në këtë botë ku shumë njerëz kan arsye të ndihen cinik dhe apatik, dëshiroja të gjeja një mënyrë për veteranët të jenë dritë dhe të na tregojnë të gjithë se kemi një rol. Të gjithë ne fitojmë kur respektojmë miqtë tanë, fqinjët dhe komunitetet, prandaj kemi krijuar Invictus."tha Princi Harry përpara se të hapeshin zyrtarisht ndeshjet e 2017.

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melanie Trump, donte të uronte një fat të mirë për 100 atletët e SHBA që merrnin pjesë në Lojërat e Invictus një javore, por ajo tha se nuk do të kishin nevojë për të. "Gjeni forcën e të luftuarit që unë e di që e keni dhe sillni arin në shtëpi ", shtoi ajo.

Gjatë udhëtimit të saj të parë zyrtar ndërkombëtar Melanie Trump u takua me Justin Trudeau, kryeministrin e Kanadasë dhe familjen e tij.

Në një takim të ngrohtë dhe të shkurtër prej 20 minutash midis Zonjës së Parë dhe Princit Britanik, ata diskutuan për familjet e tyre dhe parashikimet e fituesit të ndeshjeve të vitit 2017.

Melanie Trump gjithashtu mori mundësinë për të ftuar princin Harry në shtëpinë e bardhë.

Perktheu Sheijla Koçi.

bottom of page