top of page

Punëtorët homoseksualë kundër diskriminimit seksual në gjykatën e apelit të Manhatanit sot.


Një ish-instruktor parashutash Donald Zarda, akuzon kompanine Altitude Express Inc. se ata e pushuan nga puna pasi ai i tha një klienti se ishte homoseksual dhe ky klient u ankua.

E përkrahur nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane, kompania e Skydiving në Nju Jork i ka kërkuar Gjykatës së Apelit të Qarkut 2 të vendosë nëse diskriminimi ndaj punëtorëve homoseksualë është një formë paragjykimi i paligjshme të seksit sipas Titullit VII të Aktit të të Drejtave Civile të vitit 1964.

Komisioni Amerikan për Mundësi të Barabarta Punësimi ka pesë vjet që argumenton me gjykatat federale të apelit se paragjykimi ndaj punëtorëve homoseksualë shkel Titullin VII të kodit civil Amerikan i cili ndalon diskriminimin e bazuar në seksin, racën, fenë dhe tiparet e tjera të punëtorëve. Por deri më sot vetëm një gjykatë Federale ka aprovuar kërkesën e tyre.

Menjëherë pasi paditi Kompaninë ku ishte i punësuar zhytësi fluturues Donald Zarda vdiq në një aksident BASE kërcimi në Alpet e Zvicrës. Kështu që në seancën dëgjimore të së martës Zarda do të prezantohet nga EECO.

Administrata e Trump në seancën gjygjësore të Zardës do të nxisë gjykatën amerikane të apelit në Manhatan të vendosë se ligji federal nuk ndalon diskriminimin ndaj punëtorëve homoseksualë.

Theksojmë se muajin e kaluar, Presidenti Donald Trump nënshkroi një memorandum që i drejtohej ushtrisë amerikane për të mos pranuar të rekrutojë në radhët e saj transgjinore.

Kompanitë e mëdha Amerikane, përfshirë Alphabet Inc, Google, Microsoft Corp dhe CBS Corp, i kërkuan Gjykatës së dytë të Apelit të gjykojë çështjen në favor të Zardas.

Gjykimi i çështjes Zarda ditën e martë është vendimtare, sepse fitorja e tij do të rriste shanset e Gjykatës Supreme të SHBA-së për të marrë çështjen.

Ditë më parë një ish roje spitali në Gjeorgji t ë Amerik ës, i b ë ri kërkesv Gjykatës së Lartë të rishikojë një vendim i cili hodhi poshtë çështjen e saj, ku ajo pretendon se është ngacmuar për shkak t ë homoseksualit t ë saj.

Një panel prej tre gjyqtarësh në Manhatan Prillin e kaluar hodhi poshtë çështjen Zarda, i bazuar në një vendim të mëparshëm që thotë se diskriminimi ndaj punëtorëve homoseksualë nuk është një formë e paragjykimit seksual.

Një muaj më vonë gjykata e apelit në Çikago vendosi se Titulli VII i mbron punëtorët homoseksualë duke detyruar në kvtë mënyrë gjykatën e lartë në Manhatan të vendosë për të rishqyrtuar rastin Zarda me shpresë të hedh poshtë vendim e gjykatës së shkallës së dytë.

bottom of page