top of page

Administrata e presidentit Trump apelon vendimin për emigrantet 'Ëndërrimtar'


Më 9 janar të 2018 gjykatësit William Alsup, në San Francisko, vendosi të refuzoi masën e Presidentit Donald Trump për të shfuqizuar programin DACA i cili mbron përafërsisht 800,000 emigrantë të ardhur në Shtetet e Bashkuara ilegalisht në moshë të vogël.

Administrata e presidentit Trump të martën deklaroi se do të apelojë në Gjykatën Supreme Amerikane për të rrëzuar vendimin e javës së kaluar nga gjykatësit William Alsup në gjykatën e Apelit të 9-të të Shteteve të Bashkuara në San Franciskos.

Programi DACA, u krijua në Mars të 2012 nga ish presidenti demokrat Barak Obama dhe u shfuqizua nga Presidenti republikan Trump, në shtator të 2017. Veprim i cili u sfidua nga avokatë edhe nga organizata të shumta amerikane nëpër gjykatat federale të USA. Administrata në Departamentin e Drejtësisë nuk ka paraqitur asnjë kërkesë emergjente për të pezulluar vendimin e gjyqtarit Alsup, që do të thotë se programi DACA mbetet në fuqi gjatë proçesit gjyqësor. Prokurori i përgjithshëm Jeff Sessions në një deklaratë për shtyp tha: "është një hap i rrallë t'i kërkosh Gjykatës Supreme të shqyrtojë meritat e kësaj urdhërese në mënyrë që çështja të zgjidhet shpejt dhe drejtë për të gjitha palët e përfshira". Sipas programit DACA, që prej Marsit të 2012 rreth 800,000 të rinj të quajtur 'ëndërrimtarë', kryesisht hispanikë, janë mbrojtur nga depërtimi dhe janë lejuar të punojnë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara. "Në bazë të programit DACA “Ëndërrimtarët” nëse kualifikohen lejohen të qëndrojnë në USA. Por tani këta emigrantë po përdoren si vegla loje në debatin e politikës për imigracion", tha për shtyp Mark Rosenbaum, një avokat publik.

Vendimi i gjykatësit Alsup erdhi gjatë negociatave midis presidentit Trump dhe liderëve të kongresit për politikën e imigracionit. Këto bisedime dështuan në takimin me ligjbërësit të imigracionit ku Donald Trump kundërshtoi marrëveshjen dypartiake duke përdorur një gjuhë vulgare për të përshkruar vendet afrikane.

Veprimi i Departamentit të Drejtësisë për të shkuar direkt në Gjykatën e Lartë është i pazakontë pasi administrata në thelb po kërkon të anashkalojë gjykatën e 9-të të apeleve të qarkut, e cila muaj më parë ka marr vendim të kundërshtojë ligjin e presidentit Trump për të ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara nga të nënshtetaseve të shtatë vende myslimane. Sidoqoftë deri në mandatin e ardhshëm të gjykatës së lartë i cili fillon në tetor dhe zgjat deri në qershor 2019 programi DACA mbetet në fuqi.

bottom of page