Sot kujtojmë, Profesionin më Fisnik të Gruas.

March 8, 2018

Sot është 8 marsi, dita 67 e vitit në kalendarin Gregorian.

 

Sot nderojmë gratë dhe veprat e tyre.

 

Sot nderojmë jetën e ofruar nga gratë.

 

Sot kujtojmë, Profesioni më Fisnik të Gruas, atë e të qenit Nënë.

 

Shpesh pyes veten përse gratë përpiqen kaq shumë për të marr aprovimin e burrave Përse gratë kërkojnë të dëshmojnë se dinë të veprojnë më mirë  se meshkujt?

 

Historikisht gratë, ashtu si edhe burrat, kanë pasur sukses në çdo aspekt të jetës.

 

Gratë sot, ndodhen  në shkallën më të lartë të politikës botërore. Ju kujtohet Zonja e Hekurt, Margaret Thatcher e Britanisë së Madhe? Sigurisht që sot politika Evropiane udhëhiqet nga, Angela Merkel, e cila që prej 11 vitesh po e çon Gjermaninë përdrejt epokës së artë.

 

Gratë ndër shekuj kanë dëshmuar se janë të denja në të gjitha fushat e jetës.

 

Gratë janë luftëtare të dëlira, shkencëtare të zellshme dhe këmbëngulëse, si edhe politikane të zhdërvjellëta.

 

Gratë janë artiste modeste dhe dashamirëse.

 

Gratë dinë tu shërbejnë të varfërve dhe të jetojnë mes tyre, ashtu si ata, pikërisht si Nënë Tereza.

 

Gratë mund të përmbajnë zemërimin apo dëshirat e tyre me qetësi dhe vetëkontroll.

 

Gratë janë të bekuara me Profesionin më Fisnik në Botë, atë e të qenit nënë. Gratë rrisin edhe edukojnë Njerëz Human dhe Inteligjent.

 

Fuqizojeni edhe inkurajoheni gruan për t'i shërbyer botës me atë që ata dinë aq mirë të bëjnë, ndihmojeni gruan të jetë një Nënë e Mirë.

 

Bota sot ka nevojë më shumë se kurrë për njerëz të skeptik, të sjellshëm, të zellshëm dhe modest, të cilët vetëm gruaja mund t'ia ofrojë botës me sukses.

 

Gëzuar ditën Ndërkombëtare të Gruas ndërmjet të gjitha qenieve njerëzore.

 

 

 

Share on Facebook
Share on Twitter
Please reload

Recent Posts
Please reload

Please reload

2017 Elira Bregu Los Angeles CA USA