top of page

Shqipëria dallohet për ekstremitet në bukuri me ndërthurje genesh.


Për të vitet janë thjesht lojë e kohës, pasi ai kohën mund ta përdorë vetëm për show. Regjizori Petri Bozo pasi ka kaluar të 50-at, flet për jetën e tij mes miss-esh dhe spektaklesh. I duhet të shtrydhë kujtesën për të sjellë në mendje qindra imazhe të bukura femërore, shumë prej të cilave janë tashmë pjesë e botës së televizionit në 20 vite “Miss Shqipëria”, që organizon në kalatë me emër të vendit.

Bozo, rrëfen për veten, për rezistencën e bukurisë origjinale përballë asaj të bisturisë, për klipet me fabul përkundër “ahengjeve” muzikore në “Netët e klipit” dhe shumë të tjera.

Çdo garë e “Netët e Klipit” që organizoni ju, ndodh që mbyllet me kontestime nga artistët e pakënaqur. Ti si përballesh me ta?

Gjithmonë ia kam besuar gjykimin e klipeve në vite, regjisorëve profesionistë të ish- Kinostudios, të cilët njohin prodhimin video në çdo detaj. Zakonisht ka fituar klipi me fabul dhe mesazh. Dua të veçoj se në gjithë eksperiencën time me “Netët e klipit” nuk kam pasur kontestime, që do të thotë se gjykimi ka qenë profesionial.

Ju flisni për klipe me fabul, por sot shohim që tregu është pushtuar nga klipe komercialë me femra që ekspozojnë hiret. Si regjisor ç’mund të thuash për këtë fenomen?

Dihet që femra shet, dhe nuk shoh asgjë të keqe që ato të dominojë në imazhet e klipeve muzikore. Shohim që këngëtarët e mirë të “live”-it kanë më pak klipe në karrirën e tyre, sesa performuesit, ndaj, personalisht e shoh këtë si një mënyrë për t’u plotësuar. Qëndrimin tim profesional e kam dhënë me këtë festival, që evidenton vlerën e një klipi me ide, skenar, dhe fabul.

Nga muzika kalojmë tek miss-et. Si organizohet një audicion missesh, çfarë kriteresh merrni ju parasysh?

Është mjaft interesant një audicion i tillë. Përveç kritereve të bukurisë, vajzat u përgjigjen 18 pyetjeve, që lidhen me zbërthimin e botës së tyre, formimit, marrëdhënies me familjen, shoqërinë dhe formimin e tyre kulturor. Sigurisht që primare janë njohja e gjuhëve të huaja, pa të cilat nuk kanë ku shkojnë sot, pasi eventet tona kanë destinacione ndërkombëtare.

Gjithë jetën ju përzgjidhni miss-e, kështu që syri yt është stërvitur për të dalluar të bukurën me një të parë. Si duhet të jetë perfektja?

Në fakt bukuria është relative. Ajo që për dikë mund të duket e bukur, për një tjetër është e shëmtuar. Por për të zgjedhur një miss janë kryesore parametrat botërorë për sa i përket shtatlartësisë, që s’duhet të jetë poshtë 1.70 m, përmasat 90-60-90, dhe një portret fotozhenik. Megjithatë, personalisht nuk mund të bëj përshkrim preçiz, pasi unë shoh të bukura mes bruneve dhe mes biondeve.

Vajzat shqiptare dallojnë vërtet për bukurinë e tyre, apo kjo është një legjendë ubane e krijuar nga vetë shqiptarët?

Shqipëria dallohet për ekstremitete në bukuri, nisur nga fakti që kemi qenë vend i pushtuar nga të huajt, kështu që janë mbivendosur racat. Këtu sheh bionde si gjermane dhe brune si turke... Kjo ndërthurje genesh është interesante.

Si organizator i “Miss Globe”, femrat e cilit vend do të veçoje?

Për sa i përket bukurisë botërore veçoj Ruset, Lituanezet, Latinet, etj, pa lënë mënjanë bukuritë mesdhetare, si, Italianet e Jugut për shembull.


bottom of page