Letting Friends go is Hard Work!
Best friendships are valuable. They help us process stress, and laugh so hard we can’t stand up straight, they know us well enough to...
Për të vitet janë thjesht lojë e kohës, pasi ai kohën mund ta përdorë vetëm për show. Regjizori Petri Bozo pasi ka kaluar të 50-at, flet për jetën e tij mes miss-esh dhe spektaklesh. I duhet të shtrydhë kujtesën për të sjellë në mendje qindra imazhe të bukura femërore, shumë prej të cilave janë tashmë pjesë e botës së televizionit në 20 vite “Miss Shqipëria”, që organizon në kalatë me emër të vendit.
Bozo, rrëfen për veten, për rezistencën e bukurisë origjinale përballë asaj të bisturisë, për klipet me fabul përkundër “ahengjeve” muzikore në “Netët e klipit” dhe shumë të tjera.
Çdo garë e “Netët e Klipit” që organizoni ju, ndodh që mbyllet me kontestime nga artistët e pakënaqur. Ti si përballesh me ta?
Gjithmonë ia kam besuar gjykimin e klipeve në vite, regjisorëve profesionistë të ish- Kinostudios, të cilët njohin prodhimin video në çdo detaj. Zakonisht ka fituar klipi me fabul dhe mesazh. Dua të veçoj se në gjithë eksperiencën time me “Netët e klipit” nuk kam pasur kontestime, që do të thotë se gjykimi ka qenë profesionial.
Ju flisni për klipe me fabul, por sot shohim që tregu është pushtuar nga klipe komercialë me femra që ekspozojnë hiret. Si regjisor ç’mund të thuash për këtë fenomen?
Dihet që femra shet, dhe nuk shoh asgjë të keqe që ato të dominojë në imazhet e klipeve muzikore. Shohim që këngëtarët e mirë të “live”-it kanë më pak klipe në karrirën e tyre, sesa performuesit, ndaj, personalisht e shoh këtë si një mënyrë për t’u plotësuar. Qëndrimin tim profesional e kam dhënë me këtë festival, që evidenton vlerën e një klipi me ide, skenar, dhe fabul.
Nga muzika kalojmë tek miss-et. Si organizohet një audicion missesh, çfarë kriteresh merrni ju parasysh?
Është mjaft interesant një audicion i tillë. Përveç kritereve të bukurisë, vajzat u përgjigjen 18 pyetjeve, që lidhen me zbërthimin e botës së tyre, formimit, marrëdhënies me familjen, shoqërinë dhe formimin e tyre kulturor. Sigurisht që primare janë njohja e gjuhëve të huaja, pa të cilat nuk kanë ku shkojnë sot, pasi eventet tona kanë destinacione ndërkombëtare.
Gjithë jetën ju përzgjidhni miss-e, kështu që syri yt është stërvitur për të dalluar të bukurën me një të parë. Si duhet të jetë perfektja?
Në fakt bukuria është relative. Ajo që për dikë mund të duket e bukur, për një tjetër është e shëmtuar. Por për të zgjedhur një miss janë kryesore parametrat botërorë për sa i përket shtatlartësisë, që s’duhet të jetë poshtë 1.70 m, përmasat 90-60-90, dhe një portret fotozhenik. Megjithatë, personalisht nuk mund të bëj përshkrim preçiz, pasi unë shoh të bukura mes bruneve dhe mes biondeve.
Vajzat shqiptare dallojnë vërtet për bukurinë e tyre, apo kjo është një legjendë ubane e krijuar nga vetë shqiptarët?
Shqipëria dallohet për ekstremitete në bukuri, nisur nga fakti që kemi qenë vend i pushtuar nga të huajt, kështu që janë mbivendosur racat. Këtu sheh bionde si gjermane dhe brune si turke... Kjo ndërthurje genesh është interesante.
Si organizator i “Miss Globe”, femrat e cilit vend do të veçoje?
Për sa i përket bukurisë botërore veçoj Ruset, Lituanezet, Latinet, etj, pa lënë mënjanë bukuritë mesdhetare, si, Italianet e Jugut për shembull.
Festat e shfrenuara të nxënësve të shkollave të mesme në Norvegji duket se u ka ardhur koha tu vendosen frena.
Gjatë muajit të fundit të semestrit shkollor maturantet e shkollave te mesme ne Norvegji synojnë të sfidojnë moralin publik të shtetit. Një nga 100 sfidat tradicionale të listuara përfshijnë një çmim që u jepet atyre për të kryer seks të mbrojtur në tre rrethrrotullime të ndryshme të qytetit.
Festat e egra, të cilat përfshijnë alkool, nudizëm si edhe qiramarrjen e autobusëve, makinave ose furgonëve për të udhëtuar nëpër qytete lokale është një shqetësim publik për të rinjve që braktisin shkollën, por marrëdhëniet seksuale të maturantëve në mes të trafikut çorientojnë shoferet, thonë autoritetet Norvegjeze.
Por këto kremtime të shthurura sipas raporteve përfundojnë shpeshherë me aksidente të rënda, si edhe me vdekjen e nxënësve të moshës 18 ose 19 vjeçare.
"Jo seks nëpër rrethrrotullime", shkroi në deklaratën e tij Terje Moe Gustavsen, ish ministër i transportit. "Ndoshta nuk është e rrezikshme që një I ri të qarkulloj lakuriq në rrugë, por për shoferët në trafik mund të jetë një surprizë që I bën të harrojnë se po ngasin makinën," shkroi ai Gustaven.
"Të dashur maturantë, Ringsaker ka 97 sfida të tjera për të zgjedhur prandaj ne po heqim tre prej tyre. " këshilloi Terje.
Një grua me armë Smith & Wesson 9mm hapi zjarr në Luginën e Silikonit në San Francisko, pikërisht përpara selisë së kompanisë të YouTube. Tre të plagosur, njëri prej të cilëve ndodhët në spital në gjendje të rëndë, dhe një i vdekur janë rezultatet e inatit të kësaj gruaje nga praktikat dhe politikat e YouTube.
Policia e San Brunos, në Kaliforni nuk ka deklaruar ende se çfarë mund të kenë motivuar të shtënat e së martës në oborrin e zyrave të YouTube, por mediat lokale kanë identifikuar gruan të quajtur Nasim Najafi Aghdam.
"Nuk ka mundësi të barabarta për ngritje në YOUTUBE apo në ndonjë faqe tjetër internet ku mund të shpërndash video, kanali yt do të rritet vetëm nëse YouTube dëshiron te rritet!!!!!" ka postuar gruaja 30-vjeçare ditë më pare në kanalin e saj në YouTube.
Vegan Bodybuilder Aghadam, akuzoi kompaninë YouTube për filtrimin e kanalit të saj si edhe për ndalimin e qarkullimit të videove të saj në internet. Ndërsa në lidhje me politikat si edhe kufizimit të moshës për shkarkimin e videove në YouTube, ajo i quajti punonjësit e kanalit internetit, "mendje e shkurtër".
Kjo vepër penale na kujton thënien e vjetër, Gjella me kripë dhe kripa me karar. Njerëz, ju lutemi filloni të hahet dhe të stërviteni pa e kaluar masën. Veprimet ekstreme gjithmonë punojnë kundër lumturisë dhe jetës së shëndetshme.
Subscribe to our newsletter to get the latest news from Evolve Brave right in your inbox.